Drejtoria e Bujqësisë në Pejë do të ndajë 2 500 fidanë të arrave

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Vitet e fundit, në territorin e Komunës së Pejës është shtuar interesimi i fermerëve për ngritjen e plantacioneve të mbjella me arra, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëse me sipërfaqe të mbjella me arra ende nuk iu afrohen plantacioneve të mollëve, fermerët po orientohen gjithnjë e më tepër nga kultivimi i arrës, në të cilën po e shohin një leverdi më të madhe kur trupat e arrave fillojnë të jenë produktive.

këtë arsye, për t’iu përgjigjur edhe kërkesave të shtuara të fermerëve për kultivimin e kësaj peme thelbore, Drejtoria e Bujqësisë në Pejë ka ndarë 22 mijë euro për projektin e blerjes së 2 mijë 500 fidanëve të arrave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme