Drejtoria e Inspeksionit me sistem digjital për mbledhjen e të dhënave

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 16:16 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka prezantuar sistemin e ri digjital të punës, i cili përfshinë regjistrimin e lajmërimeve; identifikimin e rasteve; procedimin e rasteve sipas rrjedhës; si dhe mbylljen apo dërgimin në një instancë tjetër.

Kjo mënyrë e punës do ta rritë dukshëm efikasitetin në Drejtorinë e Inspeksionit, edhe për shkak të shpejtësisë së veprimit në terren, edhe për shkak të shpejtësisë së procedimit të rasteve dhe marrjes së vendimeve.

Muhedin Nushi, drejtor i Administratës së Komunës së Prishtinës, ka thënë se kjo është një risi totale në kuadër të digjitalizimit të plotë të punës të inspeksionit.

Ai ka theksuar se përmes aplikacionit “Smart Room” nga tash e tutje procesi prej fillimit e deri në fund digjitalizohet, “nuk ka më shkrim me dorë në sektorin e rendit komunal, aplikacioni do të zgjerohet edhe në sektor tjerë.

Ai ka treguar se si do të veprojnë inspektorët kur ka shkelje të procedurave ose ka shkelje në rregullave të komunikacionit.

“Në momentin kur dikush e shkel rregullën, inspektorët e marrin  patentëshoferin e tij, letërnjoftimin i fotografon dhe ato fotografi i dërgon drejtpërdrejt në dhomën e mençur. Në këtë dhomë qëndron një dispeçer, i cili i vlerëson ato informacione, i dorëzohen pastaj shkelësit të rregullave”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se qytetarët do të dërgojnë informacione me të vetmin qëllim të forcimit të rolit sa më të aktiv të qytetarit në vendimmarrje dhe në eliminimin e parregullsive në cilën do pjesë të qytetit…

“Me këtë jemi tu tentuar ta rrisim komunitetin e qytetarit që me qenë sa më aktiv në vendimmarrjen e Komunës d.m.th. qytetari me pas një rol sa më aktiv se sa që e ka pas deri më tash”, ka thënë.

Fatban Bunjaku, informues për teknologji informative ka thënë së shpejti qytetarët edhe nëpërmjet aplikacioneve nëpër rrjetet sociale drejtpërdrejt mund të regjistrojnë lajmim te ky sistem.

“E gjithë puna, kalimi nga një stad në stadin tjetër, komentet, shtimi i dokumentacionit, shtimi i fakteve të ndryshme do të mbetën të arkivuara me ç`rast do të kryhet edhe procesi i digjitalizimit. Dokumentacioni i shkruar nuk do të ketë nevojë që të skanohet në fund, por do të mbetët në sistem”, ka shpjeguar ai.

smart-2

smart-room

smart-rrom

smart-1

Të ngjashme