Drejtuesit e KOK-ut pritën përfaqësuesin e lartë të ITF-së, Vitor Cabral

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot drejtorin për zhvillim në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), Vitor Cabral, i cili shoqërohej nga udhëheqësit e Federatës së Tenisit të Kosovës, kryetari Jeton Hadërgjonaj, nënkryetarja, Blerina Mati dhe ish-kryetari i FTK-së, Shkëlzen Domi.

Presidenti Krasniqi, duke i uruar mirëseardhje drejtorit Cabral, i ofroi vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të vazhduar fuqishëm bashkëpunimin me Federatën e Tenisit të Kosovës, në avancimin e mëtutjeshëm të tenisit në vendin tonë.

Drejtori i ITF-së, Cabral, që për herë të dytë po e viziton Kosovën, u shpreh falënderues për pritjen, duke se vetë prania e tij këtu konfirmon përkrahjen e ITF-së për zhvillimin e tenisit në Kosovë, derisa kërkoi përkrahje edhe nga institucionet e vendit.

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Aliti, duke folur për projektet e përbashkëta që KOK ka me FTK-në, në organizimin e kurseve ndërkombëtare për trajnerë, theksoi se KOK bashkë me MKRS-në dhe federatat sportive janë duke punuar në hartimin e strategjisë kombëtare për sport, ku pjesë e saj është edhe përmirësimi i infrastrukturës së tenisit.

Kryetari i FTK-së, Hadërgjonaj, konfirmoi bashkëpunimin e mirë që kanë me KOK-un, duke shprehur edhe një herë nevojën e madhe që ka ky sport në përmirësimin e infrastrukturës, me theks të veçantë ndërtimin e fushave të mbuluara.

Palët biseduan edhe për projekte të ndryshme të përbashkëta

Të ngjashme