Drenas: Fillojnë takimet me qytetarë për të diskutuar Planin Zhvillimor dhe Hartës Zonale

Drenas | 19 Qer 2018 | 11:04 | Nga

Të hënën kanë filluar takimet në vendbanime për të diskutuar me qytetarë në debat publik dy dokumentet më strategjike të Komunës, Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale të Komunës.

Takimi i parë është mbajtur në Tërstenik, me banorë të fshatrave; Tërstenik I dhe II, Vërboc, Shtuticë dhe Polluzhë ku nga të pranishmit janë diskutuar këto dy projekte, kurse përfaqësues nga Komuna i kanë prezantuar dokumentet.

Ky është tubimi i parë me publikun për të diskutuar këto dy projekte dhe ditëve në vazhdim do të mbaj tubime të tjera në fshatra që më poshtë gjeni datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së tubimeve. Presim nga qytetarët të jenë pjesëmarrës në takime dhe të jenë aktiv në procesin e planifikimit hapësinor.

Me datën 19.06.2018, tubimi me qytetarë do të mbahet në shkollën e fshatin Gllanasellë duke filluar nga ora 17:00 me banorë te fshatrave; Gradicë, Likoshan, Gllanasellë, Godanc, Dobroshec dhe Çikatovë e Vjetër.

Të ngjashme