Drenasi mban ekspozitën për vlerësimin preliminar të tokës

Drenas | 24 Maj 2017 | 16:18 | Nga

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur ekspozita për vlerësimin preliminar të tokës e organizuar nga Komuna e Drenasit, Ministria e Financave dhe Agjencia Tatimore Suedez.

Ne kuadër të aktivitetit për lansimin e projektit “ProTax2”, ka filluar ekspozita për vlerësimin preliminar të tokës edhe në Komunën e Drenasit, ku janë prezantuar zonat e vlerësimit, nivelet e vlerave për kategoritë e tokave; rezidenciale, komerciale, industriale, bujqësore dhe pyjore. Ky është një projekt i cili për herë të parë toka do të vlerësohet.

“Ekspozita e këtij projekti ka nisur nga sot (24.05.2017) dhe do të jetë e hapur gjatë një muaji në hyrjen e Komunës së Drenasit, pra deri me datën 24.06.2017 dhe gjithë të interesuarit mund të vijnë në Komunë për të ditur vlerën preliminare të tokës së tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Po ashtu, përmes kësaj ekspozite, ju do të njoftoheni në lidhje me vlerën e parcelës suaj, por gjithashtu mund të jepni komente, vërejtje rreth rezultateve preliminare të vlerësimit dhe nëse komentet e juaja do të jënë të argumentuara do të ndikojnë në ndryshimin e vlerësimit përfundimtarë”, thuhet në njoftim.

Përveç tjerash, një prej arsyeve të vlerësimit të tokës është se toka do të tatimohet ne të ardhmen. Ky projekt do të bëjë të mundur për Komunën e Drenasit që të bëjë më shumë investime ne përmirësimin e jetës së përditshme për qytetarët. Për më shumë informata vizitojeni ekspozitën në komunën tonë e cila do të jetë e hapur për një muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme