Drenasi nga prilli me platformë online

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 15:08 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të martën ka pritur në takim përfaqësuesit e OJQ-së “Open Data Kosovo”, për të definuar projektin e platformës online “Drenasi Online”.

Lansimi i këtij projekti do të behët në fillim të muajit prill, dhe për qëllim ka ofrimin e informacionit sa më afër për qytetarin. Ky projekt është financuar nga BE-ja dhe implementuar nga OJQ “Open Data Kosovo” dhe pas përfundimit të projektit, sipas memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar mes Komunës dhe OJQ-së, kjo platformë do t’i jepet në pronësi Komunës së Drenasi.

Platforma “Drenasi Online” do ju mundësoj qytetarëve që përmes saj të bëjnë kërkesë dhe ankesë online për punët e ekzekutivit. Kjo platformë online behët me qëllim të transparencës e llogaridhënies së Komunës karshi qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme