Komuna e Drenasit është duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike.
Qytetarët janë ankuar se ata nuk kanë rrymë nga katër orë.
Indeksonline ka kërkuar përgjigje nga KEDS, por nuk ka marrë një të tillë.
Ndërkohë, sipas një komunikate për media, nënkryetari i Drenasit, Arsim Haxhiu ka takuar përfaqësuesit e KEDS-it ku u ka kërkuar sqarime për reduktimet në këtë komunë.
Arsyetimi i KEDS, sipas komunikatës, kanë qenë projektet për të cilat është duke u punuar. Në anën tjetër, Haxhiu ka kërkuar që reduktimet të përmirësohen sepse po shkaktojnë dëme për qytetarët dhe bizneset.
Kujtojmë se komuna e Drenasit jo vetëm që është pa rrymë, por edhe pa kryetar. Drenasi është në pritje të zgjedhjes së kryetarit të ri pas dorëheqjes së Nehat Demakut, si shkak i akuzimit të tij në rastin “Drenica 2”.