Drenoci kërkon masa kundër hedhjes së mbeturinave në hyrje të fshatit

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 09:36 | Nga

Një hapësirë e madhe përbri lumit Llap, në hyrje të fshatit Drenoc, të Prishtinës, e mbushur përplot me mbeturina, është pamja që “mirëpret” banorët e vizitorët e fshatit. Ato janë kryesisht mbeturina inerte nga objektet e demoluara.

Në këtë lokacion Komuna e Prishtinës para një kohe pati vendosur edhe tabelën me shkronja të mëdha ku thuhet: “Ndalohet rreptësisht hedhja e mbeturinave!”, pasi që ishte pastruar, por sërish tabela dhe porosia ishin zhytur në mbeturina, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hyzri Çunaku, një nga banorët e fshatit Drenoc, i ka thënë KD-së se ato nuk hidhen nga banorët e fshatit, por nga banorë të fshatrave fqinje.

Sipas tij, pikërisht kjo gjë, ka nxitur shumë herë ngatërresa midis banorëve të këtij fshatit dhe të tjerëve që kanë ardhur nga larg për të derdhur mbeturinat aty.

Komuna ka bërë plane se si ta zgjidhë këtë problem dhe këtë do ta bëjë, duke e pastruar fillimisht hapësirën, e pastaj duke e mbjellë bari, thotë Selim Pacolli, nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme