Drita nis përforcimet për edicionin e ri

Prishtinë | 08 Maj 2026 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Igball Jashari pritet të jetë goditja e madhe e Dritës për sezonin e ardhshëm, ndërsa gjithçka tashmë po shihet si e kryer nga tifozët bardhekaltër.

“HERE WE GO” – ishte mesazhi që pushtoi rrjetet sociale nga klubi gjilanas, teksa optimizmi për ardhjen e talentit nga Drenica është në kulm.

“Nga familja e Jasharëve, ata që na mësuan se si duhet atdheu, te familja e kampionëve”, shkruhet në postimin që po shpërndahet masivisht nga tifozët e Dritës, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, fillimisht vëmendja mbetet te Drenica, ku Igballit i janë uruar suksese në betejën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

“Më pas na pret një rrugëtim i gjatë së bashku, duke luajtur në kompeticionet më të mëdha evropiane”, vazhdon mesazhi emocionues i tifozëve.

Faqja “Since 1947” ka treguar se prej afro tri vitesh nuk kanë parë një entuziazëm kaq të madh nga tifozët sa ai që është krijuar rreth paralajmërimit për Igball Jasharin.

“Mirë se erdhe Igball, të thyejmë çdo gjë së bashku…”, përfundon mesazhi që ka ndezur atmosferën te kampionët e Kosovës.

Të ngjashme