Drita sot e nis rrugëtimin historik drejt Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 09:29 | Nga

Kampionia e Kosovës Drita do ta nisë sot rrugëtimin historik drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve kundër Santa Colomas në Gjibraltar.

Drita e zhvillohen ndeshjen gjysmëfinale kundër Coloma sot në orën 17:00 në stadiumin “Victoria”. Në rast fitoreje, Drita do të luajë në finale të këtij rundi kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër mes La Fiorita vs Lincoln FC, pas tri ditësh, raporton Gazeta Express.

Drita nga Gjilani merr pjesë në kualifikime për garën më prestigjioze evropiane për klube.

Në raundin preliminar për Ligën e Kampionëve, i cili debuton për herë të parë këtë sezon, do të luftojnë vetëm katër skuadra, kampionet e vendeve të renditura më së ulëti nga UEFA.

Të gjitha ndeshjet e raundit preliminar luhen në stadiumin Victoria në Gjibraltar.

Në rast se e kalon e kalon rundin preliminar, Drita do të ndeshet me Malmon në rundin e parë. /Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme