Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi nominohen “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 12:22 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nderuar me nominim si  “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”, trajnerin e xhudos, Driton Kuka, dhe kampionen olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendin, raporton Ekonomia Online.

Pacolli tha se shteti i Kosovës do të jetë gjithmonë krenar me Majlindën dhe Dritonin pasi e ngritën imazhin e shtetit të Kosovës botërisht.

“Edhe pse ditë feste pata nderin të ju ftoj në një takim për një rast të posaçëm, nuk kam çka të shtoj për Majlindën dhe Dritonin, gjithmonë jam krenar për këta dy nuk kemi mund me e përfundu këtë mandat pa e shpreh mirënjohjen ndaj Majlindës dhe Dritonit. Kam biseduar edhe me Presidentin dhe kemi ardh në përfundim që Majlindën dhe Dritonin t’i nominojmë si ambasador të vullnetit të mirë, zgjodha këtë moment që ta nënvizojmë këtë moment dhe i lus që ta pranojnë mirënjohjen tonë”.

“Majlindë jam shumë i nderuar ta dorëzoj këtë mirënjohje jo vetëm nga ministria por është mirënjohja e gjithë kosovarëve, të gjitha kombet dhe shtete e botës harxhojnë mjete dhe energji për të përmirirësuar imazhin e kombit të vet shtetit. Kosova nuk ka mund me tregu më mirë veten më shumë se me punën tënde dhe të Dritonit, ti je e Kosovës dhe Kosova është aty gjithmonë për ty”.

Pacolli duke i ndarë mirënjohjen Kukës e falënderoi për kontributin në edukimin e gjeneratave në xhudo.

“Driton nuk ka moment më të mirë për tët falënderuar për punë që je duke bërë dhe ke bërë, puna jote është punë historike faleminderit shumë”.

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi falënderoi për nominimin për ambasadore dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave në Shqipëri.

“Urime 28 nëntori dhe ngushëllime për familjarët për tragjedinë që ndodhi në Shqipëri. Për mua është ndjenjë e veçantë, e falënderoj ministrin Pacolli për nominimin, kam me vazhdu me punu për ta dhënë maksimumin për të bërë më shumë për vendin tim”, tha Kuka, raporton Ekonomia Online.

Driton Kuka shprehu mirënjohjen për ministrin në detyrë Pacollin, poashtu uroi Festën e Flamurit dhe ngushëlloi familjet e viktimave në Shiqpëri.

“Është ndjenjë e veçantë kur po pranojmë këtë nominim për ambasadorë të vullnetit të mirë, në një ditë kur të gjithë e kemi festu me shpirt plot, sot po e festojmë me shpirt në gjysmë, ngushëllime familjeve në Shqipëri. Faleminderit ministrit Pacolli nuk ka qenë esenca ta promovojmë veten por vendin, Majlinda është xhudistja më e mirë në rruzullin tokësorë, e kjo ka ndodhë fal ministrit Pacolli që e falënderojmë shumë”, tha ai.

Të ngjashme