Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid duket se po relaksoheshin në maksimum, në plazhin Tulum, të martën pasdite, shkruan Daily Mail.
Autorja e hitit “Levitating”, 25-vjeçe, mori një cigare teksa po shijonte rrezet e diellit pranë partnerit të saj, modelit 21-vjeç.
Ylli po ledhatonte me ëmbëlsi fytyrën e të dashurit të saj, ndërsa po e vështronin njëri-tjetrin, kur po qëndronin bashkë në vendpushim.
Dua shfaqi fizikun e saj e veshur me një palë bikini rozë, të cilave ua shtoi edhe aksesorët, një gjerdan me rruaza.
Këngëtarja kishte lidhur flokët lart dhe dukej se nuk kishte fare grim në fytyrë, kurse më vonë u mbulua me një bluzë.
Dua dhe Anwar janë treguar të pandashëm që kur filluan lidhjen në qershor 2019 dhe artistja po ashtu duket e afërt edhe me familjen Hadid.