Dua Lipa dhe James Corden sjellin versionin “parodi” të këngës “New Rules” me këshilla për COVID-19

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ditën e djeshme (e enjte) ka qenë e ftuar në emisionin e James Corden, “The Late Late Show”.

Përpos intervistës së realizuar, ka pasur edhe një sërë surpriza për të gjithë adhuruesit e muzikës së artistes, shkruan Daily Mail.

Kështu, përmes versonit ‘parodi’ të këngës “New Rules”, dyshja kanë sjellë disa këshilla për takimet e dashurisë, gjatë pandemisë coonavirus.

Përmes vargjeve, dyshja tregonin se si kjo situatë do ta vështirësojë takimin me një person të dashur, andaj duhet të flisni ‘online’.

“Mbaje maskën, lani duart, nuk është sikurse planet e tjera, është e çuditshme, por është mirë, ndjekni këto rregulla të arta”, thuhej në këngë.

Një projekt i tillë nga këngëtarja e njohur erdhi në treg gjatë vitit 2017, ndërsa theu rekorde të shumta shikueshmërie.

Përpos kësaj, Dua në rrjetin social Instagram kishte ndarë edhe disa imazhe atraktive nga paraqitja në emision, ku mori vëmendje të madhe me veshjet plot shkëlqim.

Të ngjashme