Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë suksese të shumta dhe atë jo vetëm në muzikë.
Ajo është bërë imazhi i preferuar i shumë brendeve me renome botërore, teksa së fundmi ka realizuar një fushatë të re reklamuese për markën “Puma”.
Dua ka pozuar me disa nga atletet e koleksionit të ri në shitje nga kjo markë, ndërsa ka promovuar produktet që kishte të veshur në këmbët e saj.
Dua ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku është shfaqur mjaft atraktive në setin e ri të fushatës reklamuese.
Në njërën nga fotografitë, 25-vjeçarja ka pozuar me bikini, e veshur me një palë geta në formë rrjetet, të cilat vunë në pah linjat e saj atraktive trupore.
Dua nuk është shqiptarja e vetme që është bërë e preferuara e gjigantit “Puma”, për të reklamuar produktet e tyre.
Kujtojmë që këto ditë, edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka realizuar një kampanjë të re reklamimi për një koleksion me “Puma”, që përfshin atlete, çanta dhe kapele.
Në të kaluarën, edhe Rita Ora ka qenë fytyra e përzgjedhur e po të njëjtit brend, për të promovuar produktet e tyre.