Dua Lipa i bashkohet ‘etheve’ të Botërorit, mbështet Anglinë

Prishtinë | 12 Kor 2026 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në Instagram, ku shfaqet me flamurin e Anglisë të pikturuar në faqe.

Në mbishkrimin e fotos, artistja shkroi: “Across the pond but it’s still ”, duke lënë të kuptohet se, edhe pse ndodhet jashtë Mbretërisë së Bashkuar, ajo vazhdon të mbështesë kombëtaren angleze.

Postimi u prit me entuziazëm nga fansat, të cilët e mbushën seksionin e komenteve me mesazhe mbështetjeje për Anglinë dhe komplimente për këngëtaren. Mes komenteve nuk mungoi as slogani i njohur i tifozëve anglezë, “It’s coming home”.

Fotoja e Dua Lipës u bë menjëherë virale, duke grumbulluar qindra mijëra pëlqime brenda një kohe të shkurtër dhe duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Të ngjashme