Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, gjatë viteve të fundit po korrë suksese të mëdha në muzikë përfshirë këtu edhe albumin e dytë, “Future Nostalgia”.
Krahas karrierës së bujshme si artiste, ajo tashmë ka arritur bashkëpunime të shumta me brende të njohura.
Në nëntor të 2020, 25 vjeçarja njoftoi se është bërë ambasadore e top brendit “Puma”.
Ajo së fundmi ka pozuar me atletet e koleksionit të ri në shitje nga kjo markë, gjersa ka promovuar produktet që kishte të veshur në këmbët e saj.
Megjithëse fokusi është tek atletet e reja, krijuesja e hitit “Levitating” shfaqet provokuese në një kostum të ngushtë ku thekson linjat trupore.
Sidoqoftë, Dua nuk është e vetmja që ka qenë imazh i brendit “Puma” pasi Bebe Rexha dhe Rita Ora po ashtu kanë qenë pjesë e kompanisë më parë.
Dua momentalisht po shijon një kohë të mirë në Londër me partnerin e saj, Anwar Hadid, i cili është rikthyer me projekt të ri muzikor pas dy vitesh dhe ka marrë një përkrahje të madhe nga fansat.