Dua Lipa është artistja me prejardhje shqiptare që kohëve të fundit ka qenë duke shijuar suksesin në industrinë muzikore.
Jo vetëm që fansave u ofron projekte unike, Dua shpesh i mban të azhurnuar ata përmes postimeve të ndryshme.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka shpërndarë disa fotografi, ku në secilën prej tyre dukej e mrekullueshme.
Ajo u shfaq e veshur me një fustan shumë-ngjyrësh, i cili bënte që t’i theksoheshin linjat e bujshme trupore.