Këngëtarja e famshme nga Kosova, Dua Lipa, pati një fillim të vështirë të këtij viti pasi u detyrua që të kërkojë falje për kopertinën e saj ‘raciste’ të këngës së saj të vitit 2014.
Dhe duket se gjërat kanë vazhduar të përkeqësohen për të sepse sipas raportimeve të fundit, thuhet se Lipa është ndarë nga i dashuri i saj muzikanti Paul Klein, transmeton Koha.net.
22 vjeçarja e hitit “New Rules”, thuhet se ka ndarë rrugët me 29-vjeçarin, solistin e bendit “LANY”, pas pesë muajsh lidhje. Por, tani thuhet se ajo i ka ‘shkruar’ ish të dashurit të saj, Isaac Carew, me të cilin ishte në lidhje dyvjeçare.
“Dua dhe Pauli kaluan një kohë shumë të mirë së bashku por gjërat thjesht nuk funksionuan”, ka thënë një burim i afërt për The Sun. “Ndarja ka sjellë përsëri kujtimet për Isaacun, me të cilit ajo është ndarë në të njëjtën kohë vitin e kaluar”.
“I ka shkruar mesazhe atij përsëri, por ishte ajo ishte jashtë vendit javët e fundit kështu që Dua dhe Pauli nuk janë parë me njëri-tjetrin”, ka thënë burimi.