Këngëtarja kosovare Dua Lipa, ka shprehur falënderime të shumta për gjithë ata që mbrëmë ishin të pranishëm në festivalin “Sunny Hill” i cili u mbajt në parkun “Gërmia” në Prishtinë.
“Prishtina jeme sa shumë të du. Faleminderit për mikëpritjen”, janë disa nga fjalët shqip që i ka shkruar Lipa në Instagramin e saj, transmeton Koha.net.
Duke i bashkëngjitur një sërë fotografish, ajo ka thënë se Prishtina ka ndryshuar shumë që nga hera e fundit kur ishte, 2 vjet më parë.
Thotë se ndihet shumë krenare që performoi në Prishtinë dhe dha gjithë atë performancë që gjithmonë kishte dashur ta bëjë.
https://www.instagram.com/p/BmVkIKvlb_x/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control