Dua Lipa i rikthehet dashurisë së vjetër

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 12:23 | Nga

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, i është kthyer lidhjes së saj me Isac Carew, pak kohë pas ndarjes nga Paul Klein.

Ajo kështu thyen “rregullat”, pasi vetë këndoi kundër një ribashkimi me ish të dashurin në hitin “New Rules”, shkruan dailymail.

Megjithatë, Dua Lipa, 22 vjeçe, tregoi gjithashtu se dashuria e vërtetë i thyen rregullat kur ajo u shfaq duke u përkëdhelur me Isaac Carew, jashtë Soho House në Londër, të mërkurën.

Lipa ështe fotografuar për herë të parë që nga kthimi “i zjarrtë” i kësaj romance. Ata dukeshin a
shumë të lumtur.

Këngëtarja e superhitit “IDGAF”, kishte veshur një palë reçipeta ngjyrë të kaltër me dantella.

Dua ishte ndarë nga i dashuri i saj Paul Klein në janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme