Ekonomia Online
FUNDIT

Dua Lipa shfaqet provokuese dhe me flokë blu për revistën “Modern Weekly Style”

Dua Lipa shfaqet provokuese dhe me flokë blu për revistën “Modern Weekly Style”

Ajo tashmë njihet si këngëtare, valltare e po ashtu edhe si aktiviste. Megjithatë, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shpesh herë merr rolin e modeles në fotosesionet që realizon. E tillë shfaqet edhe në këtë të fundit që ka ndarë në llogarinë zyrtare Instagram – aty ku numëron 66 milionë ndjekës. Ylli nga Kosova […]

Ajo tashmë njihet si këngëtare, valltare e po ashtu edhe si aktiviste.

Megjithatë, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shpesh herë merr rolin e modeles në fotosesionet që realizon.

E tillë shfaqet edhe në këtë të fundit që ka ndarë në llogarinë zyrtare Instagram – aty ku numëron 66 milionë ndjekës.

Ylli nga Kosova shfaqet në formë të mahnitshme në setin e ri për revistën Modern Weekly Style.

25 vjeçarja duket provokuese me flokët blu e pozat që ka marrë, në të cilat po ashtu ka vënë në pah linjat trupore.

Për fizikun e bujshëm, Dua kujdeset mjaft shumë me ushtrime në palestër i kushon një rëndësi shumë të madhe.

Dua në anën tjetër po shijon suksese të mëdha me albumin e dytë të quajtur “Future Nostalgia”, i cili edhe pas një viti po vazhdon të jetë shumë i dëgjuar në treg.

Të ngjashme