Ekonomia Online
FUNDIT

Dua Lipa vazhdon të mahnitë me paraqitjet me stil, teksa fansat mendojnë se ajo ka humbur shumë peshë

Dua Lipa vazhdon të mahnitë me paraqitjet me stil, teksa fansat mendojnë se ajo ka humbur shumë peshë

Ajo kohët e fundit festoi ditëlindjen e 26-të në mesin e shoqërisë dhe të dashurit të saj, Anwar Hadid. Dhe pasi ndau me ndjekësit shumë fotografi nga festimet e saj në Instagram, Dua Lipa ka tërhequr edhe një herë vëmendjen me disa imazhe të reja në rrjetet sociale, shkruan DailyMail. Interpretuesja e hitit “Break My […]

Ajo kohët e fundit festoi ditëlindjen e 26-të në mesin e shoqërisë dhe të dashurit të saj, Anwar Hadid.

Dhe pasi ndau me ndjekësit shumë fotografi nga festimet e saj në Instagram, Dua Lipa ka tërhequr edhe një herë vëmendjen me disa imazhe të reja në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Break My Heart” u kthye në stilin e viteve ’90, ndërsa pozoi e veshur me një palë xhinse të mëdha dhe një bluzë në formë fluture.

Duke u shfaqur me këtë veshje mjaft të ekspozuar, Dua vuri në dukje linjat e saj trupore të cilat janë për t’u pasur zili.

Ndërsa xhinset e saj të gjera theksonin ijet e saj, pjesa e sipërme e Duas dukej më e dobët, me bluzën në formën e fluturës.

Të ngjashme