Këngëtarja shqiptare me famë botëror, Dua Lipa, po vazhdon me turneun e performancave të saj.
Ylli nga Prishtina ka performuar në Dallas në atë që është mbrëmja e parë.
Ajo do të performojë edhe sonte mbrëma, por natën e parë e hapi me përkrahje për komunitetin LGBTI.
Dua mori flamurin shumëngjyrësh në skenë dhe ofroi përkrahje për të gjithë ata që duan të ndjehen të lirë në dashuri.
“Urime muaji i krenarisë”, u shpreh Dua në postimin e saj në Instagram.
Dua Lipa do të vazhdojë me performanca gjatë gjithë vitit.
Ajo në gusht do të performoj në Prishtinë në kuadër të Sunny Hill Festival.
https://www.instagram.com/p/Bju0ptslwyp/?utm_source=ig_embed