“Duam ta përmbysim Realin në Bernabeu”

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 13:40 | Nga

​Kimmich beson se Bayerni do ta përmbysë rezultatin kundër Realit në “Santiago Bernabeu”.
Joshua Kimmich është i zhgënjyer me humbjen në “Allianz Arena” nga Real Madridi në sfidën e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, por beson se kampionët e Bundesligës mund të përmbysin gjithçka në “Santiago Bernabeu”.

“Janë dy ndeshje, kështu që ende nuk jemi jashtë, edhe pse nuk e nisëm mirë, e nisëm keq”, u shpreh Kimmich.

“Bayerni mund ta përmbysë Realin? Çdo gjë është e mundur në futboll, për këtë shumë njerëz e duan dhe shikojnë futboll. Duam ta bëjmë këtë të mundur (përmbysjen) javën e ardhshme”, shtoi mes tjerash mbrojtësi i Bayern Munich.

Reali fitoi 1-2 në “Allianz Arena”, sfida e kthimit zhvillohet në “Santiago Bernabeu” të martën nga ora 20: 45. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme