Pas polemikave të shumta të shkaktuara në mesjavë, kryesisht me mënyrën e arbitrimit dhe atë të përdorimit të VAR-it, kampionati italian do të rikthehet sot 3 takime mjaft interesante, të vlefshme për javën e 11.
Kështu në orën 15:00, në “Olimpico” do të zhvillohet përballja mes Romës dhe Napolit, dy skuadra që në këtë start të sezonit kanë qenë larg pritshmërive, duke lënë shpesh pikë rrugës dhe komplikuar objektivat e vendosura para kampionatit.
Verdhekuqtë vijnë pas një fitoreje mjaft bindëse 0-4 në transfertën ndaj Udineses, që i kushtoi edhe pankinën kroatit Igor Tudor, por tekniku Fonseca ka sërish dhimbje koke për ndërtimin e formacionit.
Kjo pasi përveç mungesave të shumta në mesfushë, këtë herë nuk do të ketë në dispozicion as mbrojtësin argjentinas Fazio, që mori karton të kuq në “Friuli”, ndërsa mbetet interesant fakti se si do të ndërtojë formacionin Fonseca.
Me shumë telashe në repartin e prapavijës vjen edhe Napoli i Ancelottit, ndërsa ky i fundit ka apeluar pezullimin me një ndeshje dhe vetëm dy orë para takimit do të mësojë nëse do të jetë apo jo në pankinë sot.
Kjo sfidë pritet të jetë mjaft e rëndësishme për objektivat e napolitanëve, që pas 10 javëve të para e shohin veten 8 pikë larg kreut dhe vetëm në vendin e 6 të renditjes me 18 pikë në total, ndaj një rezultat negativ në kryeqytet mund të komplikonte totalisht rrugëtimin drejt titullit kampion.
Tre orë më vonë në stadiumin “Dall’Ara” Bologna vendase do të presë Interin e Antonio Contes, në një sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar dhe interesante. Vendasit kanë treguar se veçanërisht në fushën e tyre luanë me intensitet të lartë dhe mund të vënë në vështirësi çdo lloj kundërshtari.
Nga ana tjetër, Antonio Conte vijon të vuajë numrat në organikë dhe sot pritet t’u besojë sërish pjesës më të madhe të atyre që ka përdorur në 4 ndeshjet paraardhëse, ndonëse ka arritur të rikuperojë edhe Sensin e Vecinon, që gjithsesi vështirë se do të luajnë nga minuta e parë.
Vlen të theksohet se tekniku zikaltër do të duhet të ndërtojë formacionin sot, duke mbajtur parasysh edhe faktin që të martën në mbrëmje e pret një ndeshje mjaft e rëndësishme në “Signal Iduna Park”, përballë Borussias së Dortmundit, ku pritet ët vendoset shumë sa i përket kualifikimit në Champions.
Në mbrëmje vëmendja do të spostohet në Stadiumin Olimpik të Torinos, ku do të luhet derbi i qytetit mes Torinos dhe Juventusit. “Granatat” vijnë në një moment aspak të mirë, pas humbjes 4-0 në Romë ndaj Lazios, ndërsa fitorja mungon që prej 26 shtatorit.
Trajneri Mazzarri është konfirmuar nga presidenti Cairo, por duhet të rikuperojë marrëdhënien me tifozërinë “granata” që ka kërkuar hapur largimin e tij dhe fitorja në derbi mund të ishte një “ilaç” ideal për të shëruar raportet mes palëve.
Në kampin bardhezi vijnë pas fitores së vuajtur në sfidën ndaj Genoas, por trajneri Sarri duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesat e Chiellinit e Rabiot, ndërsa në dyshim të fortë janë edhe sulmuesi Higuain e mesfushori Pjaniç, që munguan ndaj kuqebluve tre ditë më parë.