Dugaiva e Rugovës prej pesë vjetësh në pritje të ndërtimit të rrugës

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 13:41 | Nga

Fshati Dugaivë në Rugovë ka mbetur njëri prej fshatrave të vetme në këtë trevë që ende përballet me mungesën e një rruge të qarkullueshme gjatë tërë vitit.

Banorët e këtij fshati i shohin shtëpitë e veta vetëm gjatë periudhës kur rruga nuk është e mbuluar me borë. Mirëpo edhe gjatë sezonit të verës banorët e Dugaivës e kanë problem të ngjiten në fshat nëse nuk posedojnë makina për terrene të vështira, pasi edhe rruga ekzistuese është vështirë e qarkullueshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prej rrugës së asfaltuar që shkon për në fshatin Koshutan, nga e cila ndahet rruga për Dugaivë, dhe deri në fshat janë mbi 4 kilometra rrugë. Por, në gjendjen që është, është shumë vështirë e kalueshme, pasi në shumë pjesë të rrugës janë thyer edhe shkëmbinjtë për ta hapur atë rrugë.

Siç tregojnë banorët, në atë rrugë nuk është intervenuar asnjëherë më, që të bëhet më lehtë e qarkullueshme. Kjo rrugë që e shfrytëzojnë dugaivasit është hapur para pesë vjetësh me vetiniciativë dhe e financuar nga xhepat e vetë banorëve, me mbështetje financiare edhe të Komunës dhe Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme