Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Profesori Bujar Dugolli ka pranuar se është pjesë e punimit plagjiat para Senatit të Universitetit të Prishtinës.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka shpërndarë një video nga mbledhja e Senatit, ku Dugolli ka deklaruar se ndihet fajtor që i ka besuar kolegut të tij Ardian Kastrati për punimin që përmban plagjiaturë edhe pse ai është autori i parë i punimit plagjiat.

“Nëse unë kam bërë gabime, që kam pasur besim me ma vendosë emrin dhe pa dijeninë time është vendosë i pari, në rregull dënomëni, s’ka kurfar problemi çfarëdo mase që ta parasheh universiteti”, ka thënë Dugolli në mbledhjen e Senatit.

Të ngjashme