“Duhen 300 milionë euro transferime për të konkurruar me Manchester Cityn”

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 08:56 | Nga

Manchester United për të konkurruar me Manchester Cityn, i duhet që të bëjë harxhime të mëdha në afatin kalimtarin, kishte thënë Jose Mourinho.

Kjo deklaratë erdhi pasi barazimit 2-2 me Burnleyn, ndërsa nga e mërkura diferenca e Unitedit me Cityn është 15 pikë.

“Man City ka blerë mbrojtës në vlerë sulmuesi”, kishte thënë Jose.

“Kjo nuk mjafton, kjo nuk mjafton”, kishte thënë ai duke shtuar se 300 milionë euro duhet të harxhohen nga klubi që vjen prej ‘Old Trafford’ për të qenë në konkurrencë me rivalët lokal.

Pas këtyre deklaratave, ne kemi vendosur që ta ‘ndihmojmë’ ish trajnerin e Real Madridit që ta ndërtojë një skuadër në vlerë prej 300 milionë euro, shkruan Marca.

Për t’i kalkuluar çmimet, ne kemi vendosur që të paguajmë klauzolat e largimit për lojtarë si Antoine Griezmann dhe Alvaro Odriozola).

Alex Sandro, Marco Verratti dhe Paulo Dybala, po ashtu do të paguhen.

Ndërsa Manchester United do ta kishte luksin që në verë t’i marr falas lojtarë si Kepa, Miranda, Giorgio Chiellini, Leon Goretzka, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme