Duket atraktive në fotosesionin e radhës me fustan të shkurtër, Rina Balaj: Jam personi më i fortë që njoh

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, duket se po e përmbyll një vit të suksesshëm me projekte të shumta e album të parë.

Derisa mori vëmendje gjatë tërë kohës, ajo po vazhdon të jetë e tillë duke sjell postime të ndryshme në rrjete sociale.

Në fotosesionin e radhës që ka publikuar, artistja vjen në formë të mrekullueshme në një fustan të shkurtër shkëlqyes.

“Jam personi më i fortë që njoh”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotografive.

Të shumta kanë qenë reagimet në pjesën për komente, fansat e së cilës e përkrahën atë që deklaroi 22-vjeçarja.

Rina momentalisht po shijon suksesin e albumit të saj të parë në karrierë “Balerina”.

Secila nga këngët mori reagime pozitive e madje edhe klikime të shumta në platformat muzikore.

Të ngjashme