Duraku drejtuar ministrit Latifi: Shpresoj që do i’a largoni Kosovës epitetin e eksportuesit të infermierëve

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Infermieri,  Enlirat Duraku, përmes një postimi ka uruar Rifat Latifin për emërimin si Ministër I Shëndetësisë.

Latifi, gjatë pranimit të detyrës, në konferencë për medie ka deklaruar se do ta ndalon trendin e largimit të trurit mjekësor, e që për këtë Duraku ka shkruar se shpreson që Kosovës, t’i largohet epiteti si eksportues i infermierëve.

Postimi I plotë:                                            

Ministrit të ri të Shëndetësisë,

Prof. Rifat Latifi,

Fillimisht ju uroj suksese dhe punë të mbarë në angazhimet e mëtejme si Ministër i Shëndetësisë.

Nisur nga deklarata juaj që do e ndalni trendin e largimit të trurit mjekësor dhe shkencor nga Kosova, shpresoj që edhe Infermierinë e njihni si shkencë, që do i’a kushtoni vëmendjen e duhur, që do t’ia jepni rëndësinë dhe vlerësimin që e meriton, që do i’a largoni Kosovës epitetin e eksportuesit të infermierëve dhe sigurisht që do të përkushtoheni në ndaljen trendi të largimit të këtyre profesionistëve.

Nuk është për t’u çuditur nëse proceset dhe kërkesat e komunitetit infermieror që nga viti 2018 kanë mbetur në pikën fillestare.

Kjo pasi që aq shpesh janë ndërruar Ministrat e Shëndetësisë sa që ka mundësi që përveq mungesës së vullnetit por edhe për shkak të problemeve të shumta që ka sistemi shëndetësor në Kosovë, nuk ka mjaftuar koha e qëndrimit të tyre në pozitën e ministrit për shqyrtimin e kërkesave të infermierëve.

Kësaj radhe shpresoj që ky mandat të jetë i plotë, ndërsa Infermieria të jetë prioritet i juaji.

Në mënyrë që të shtyhen përpara kërkesat e komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, komunitetet tona padyshim janë të gatshme dhe besojmë që përmes dialogut social dhe me vullnetin dhe gatishmërinë tuaj t’u gjejmë zgjidhje problemeve me të cilat komunitetet tona përballen.

Kësaj radhe shpresoj që komunitetet tona nuk do shihen vetëm si market elektoral, mirëpo si profesionist me rëndësi dhe rol të veçant për sistemin shëndetësor dhe shoqërinë.

Të ngjashme