Duraku paralajmëron se nëse nuk plotësohen kërkesat e infermierëve, nga 26 shkurti nis greva para MSh-së

Prishtinë | 19 Shk 2024 | 13:23 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se nesër Shoqata Sindikale e QKUK-së do të dorëzojë në formë fizike kërkesat e infermierëve në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), dhe nëse ato kërkesa nuk realizohen, nga 26 shkurti do të nisin grevën. 

Ai tha se se greva është thirrur nga Shoqata Sindikale e QKUK-së dhe se greva do të mbahet para Ministrisë së Shëndetësisë (MSh).

Ai tha se kanë vendosur që grevën mos ta ndërpresin deri në plotësim të kërkesave. 

“Me datën 15 e kemi mbajtur një protestë me kërkesa faktikisht të përsëritura, përveç dy të rejave e cilat janë shtesa të tregut edhe shtesa të nëpunësve shëndetësorë të cilën karrierën e kanë vendosur me përqendruar në QKUK e të cilën faktikisht edhe respektivisht do të thotë edhe neni 30 i Ligjit të Pagave. Unë jam shumë i bindur se gjatë ditës së nesërme Shoqata Sindikale e QKUK-së do e dërgoj edhe kopjen fizike me ato kërkesat, mirëpo në nëse deri me datën 26 shkurt  nuk do të ka reflektim prej institucionit unë do të fillojë grevën para Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë ai.

“Po sigurisht që nuk do ta ndërpresim grevën unë për ata kam bërë ftesa edhe kolegeve të tjerë që për me mbështet përmes Shoqatës sindikale të QKUK-së pasi që është edhe e thirrur edhe për me organizuar greva sepse personalisht edhe ligjërisht mu nuk më lejohet me i ftuar të tjerët në greve pasi që ashtu është e rregulluar me ligj. Mirëpo mu personalisht nuk ma ndalon askush e të shohim Arbeni a do të reflektoje kësaj radhe apo jo”, ka thënë ai.

Kërkesat e tyre janë:

Pagesa e shtesave te tregut dhe shtesave për nëpunës shëndetësorë ne sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave,

Pagesën e punës gjate vikendeve,

Pagesën e punës gjate festave,

Pagesën e rrezikshmërisë,

Pagesën e orëve shtesë.

Të ngjashme