Një grua e moshuar është gjetur mbytur në pus.
Gruaja me inicale S. M., 77 vjeçe është gjetur në pusin e banesës së saj nga familjarët.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (14 prill) rreth orës 08:20 në Durrës.
“Më datë 14.04.2018, rreth orës 08:20, në lagjen Nr.18 Durrës është gjetur nga familjarët e mbytur në pus, në banesën e saj private shtetësia S. M. 77 vjeçe,”-raporton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.