Durrës, zjarr në katin e 5-të të një pallat

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 15:08 | Nga

Zjarr në katin e 5-të të një pallati në lagjen 5 në Durrës, përballë shkollës 9-vjeçare ”Kushtrimi i lirisë”.

Në apartament ndodhej një 83-vjeçare, e cila është ndihmuar nga një fqinj për të dalë nga apartamenti.
E moshuara ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të asfiksisë dhe është dërguar drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia që po shuajnë flakët dhe punojnë për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme