Dy gra prizrenase kapen në flagrancë teksa vidhnin rroba

Prizren | 16 Maj 2018 | 18:28 | Nga

Policia në Prizren ka njoftuar se rreth orës 11:20 minuta është thirrur për t’u marrë me një rast i cili kishte ndodhur në një qendër tregtare në rrugën “Edit Durham”.

Sipas raporteve hetimore, dy gra janë ndaluar nga përgjegjësit e sigurimit ngase përderisa po dilnin nga objekti ishte aktivizuar alarmi.

“Gjatë kontrollit tek ato janë gjetur një palë darë dhe gërshërë. Po ashtu është bërë e ditur se të njëjtat kishin përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme rroba në vlerë prej 90 eurosh”, ka bërë të ditur zëdhënësi Hazir Berisha.

. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë ndalur nën masën e arrestit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme