Dy gra rrahin një burrë në Istog

Prishtinë | 23 Kor 2026 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik në Istog, ku të dyshuara janë dy gra.

Rasti ka ndodhur më 22 korrik, rreth orës 21:35, kur dy të dyshuara femra, shtetase të Kosovës, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull, duke i shkaktuar lëndime.

Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara.

Njëra nga të dyshuarat, pas intervistimit nga Policia, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër pritet të intervistohet gjatë ditës së nesërme.

“Istog, 22.07.2026 – 21:35. Është raportuar se dy të dyshuarat femra kosovare kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njëra nga të dyshuarat pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa tjetra pritet të intervistohet nesër”.

Të ngjashme