Dy imigrantë vdesin pas aksidentit të trafikut në Maqedoni

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Dy imigrantë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes makinës që po i transportonte dhe një makine të policisë, njofton Alsat-M.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 22:30 në magjistralen Strumicë – Shtip.

Makina e tipit Audi Q7 me targa të Shkupit po transportonte 12 imigrantë ilegalë, ndërsa është përplasur me një makinë të policisë. Një imigrant ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa një tjetër në Qendrën Mjekësore në Shtip. Raportohet se të gjithë imigrantët ishin nga Siria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme