Dy infermierë dhe një mjek janë infektuar me Coronavirus në Spitalin e Gjakovës

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Tre nga gjashtë të infektuarit me koronavirus në Gjakovë janë pjesë e stafit shëndetësor të Spitalit Rajonal.

Një nga të infektuarit ishte edhe infermiere në repartin e hemodializës në këtë spital.

Drejtori i Spitalit “Isa Grezda”, Hilmi Shala, thotë se është dezinfektuar hapësira ku ka punuar infermierja.

Shala thotë që gjendja është nën kontroll dhe 17 pjesëtarë të stafit ditën e premte kanë rezultuar negativë në testin për COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar në natën e së shtunës se është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 91.

Të ngjashme