Dy kontingjente të Forcave Speciale të Shqipërisë në misionin “Resolute Support” në Afganistan

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Dy kontingjente të Forcave Speciale të Shqipërisë u nisën dje për në misionin “Resolute Support” në Afganistan.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila thekson se “detyrimet e Shqipërisë ndaj NATO-s vijojnë pavarësisht pandemisë”.

“Dje përcollëm dy kontingjente për në misionin “Resolute Support” në Afganistan. Kontingjenti i Forcave Speciale do të vijojë shërbimin delikat në Bagram, ndërsa trupat e batalionit të III të këmbësorisë do të shërbejnë në Aeroportin e Kabulit. Suksese djema dhe u kthefshi shëndoshë e mirë”, – tha ministrja Xhaçka.

Të ngjashme