Dy mjete lundruese bllokohen në Sarandë dhe Ksamil, drejtuesit gjobiten me nga 500 mijë lekë

Prishtinë | 06 Kor 2026 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Policia Kufitare ka bllokuar dy mjete lundruese në Gjirin e Sarandës dhe në Gjirin e Ksamilit, pasi drejtuesit e tyre hynë në perimetrin e sigurisë të rezervuar për pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e personave që po laheshin.

Sipas Policisë, kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare janë intensifikuar për të garantuar sigurinë detare dhe respektimin e rregullave të lundrimit, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë patrullimit në Gjirin e Sarandës, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një Jet Ski që kishte hyrë në zonën e ndaluar për mjetet lundruese, ku ndodheshin pushues. Një rast i ngjashëm u evidentua edhe në Gjirin e Ksamilit, ku një tjetër mjet u kap duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë.

Pas përfundimit të procedurave administrative, të dy mjetet u shoqëruan dhe u bllokuan në Portin e Sarandës. Ndërkohë, ndaj poseduesve të tyre, shtetasve me iniciale R. A. dhe R. P., u vendosën masa administrative prej 500 mijë lekësh të rinj secilit.

Të ngjashme