Policia njofton se dje pasdite në fshatin Nekovc të komunës së Drenasit dy nxënës të moshës së mitur, duke shkuar në shkollë mbanin në dorë një armë zjarri-revole, ndërsa patrulla policore në vendin e ngjarjes i ka ndalur të dyshuarit dhe gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar arma me gaz e llojit “BRUNI”, kal.9 mm.
Sipas të miturve këtë armë e kanë marrë tek daja i tyre. Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve dhe punëtorit të QPS-së, ndërsa me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit e mitur lirohen dhe nuk procedohet, kurse i dyshuari (daja i të miturve) pas intervistimit lirohet.