Kontrata e re e Mauro Icardit është një nga prioritetet e Interit.
Interi përgatit dy lëvizje të rëndësishme.
Rinovimin e kapitenit Mauro Icardi dhe afrimin e një mbrojtësi të djathtë për të zëvendësuar të larguarin Joao Cancelo.
Dëshira e Icardit për të qëndruar te zikaltrit është evidente dhe u bë e ditur nga sulmuesi argjentinas edhe në intervistën e parë të këtij viti. Aktualisht edhe pse ka hyrë në fuqi klauzola prej 110 milionë eurosh e vlefshme deri në datën 15 korrik për skuadrat jashtë Italisë, në drejtim të Interit nuk ka ardhur asnjë ofertë për kapitenin dhe sipas të gjitha gjasave Maurito do të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën zikaltër.
Interi ka gati rinovimin e kontratës deri në vitin 2023, me një pagë prej 5-6 deri në milionë eurosh në sezon plus bonuseve në bazë të paraqitjeve. Ndërkohë Interi është shumë afër Sime Vrsalkjos. Mbrojtësi i djathtë i përfaqësues kroate i bindur edhe nga dy shokët e tij në kombëtare Perisic dhe Brozovic dëshiron të largohet nga Atletico Madrid për t’u transferuar në Milano, transmeton “SS”.
Interi i ka ofruar Atleticos së Madridit 9 milionë euro për huazimin me të drejtë blerjeje në fund të këtij sezoni dhe mundësitë janë që ky operacion merkatoje të mbyllet me sukses gjatë këtyre ditëve.