Dy persona të vdekur nga një aksident në Ferizaj

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 04:10 minuta, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, kanë humbur jetën dy persona.

Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur  kur  ngasësi  i    veturës Opel Tigra me targa vendore  (E.M m/sh/k  27 vjeçar) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi automjetin,  del nga rruga dhe godet një shtyllë, me ç’rast vozitësi dhe  pasagjeri, sipas mjekëve, kishin  pësuar lëndime të rënda trupore ,ku e si pasojë,ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në  emergjencën e Ferizajt,kurse  pasagjeri  është dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe jemi informuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

Trupat e pajetë të  viktimave,me urdhër të Prokurorit  dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

(FOTO E ILUSTRUAR) 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme