Dy policë vriten nga shpërthimi i bombës në Afganistan

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Së paku dy policë janë vrarë dhe 26 persona të tjerë, përfshirë 20 fëmijë, janë lënduar kur një veturë bombë shpërtheu afër një stacioni policor në pjesën lindore të Pakistanit.

Shpërthimi që ndodhi në rajonin Laghman e shkatërroi pjesërisht një medrese që ishte afër vendit të ngjarjes. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë rajonale, Asadullah Daulatzai.

“Nxënësit janë lënduar nga shpërndarja e xhamave nga shpërthimi, ata ishin rreth 20”, tha ky zëdhënës, duke shtuar se në këtë rast u lënduan edhe gjashtë policë.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm, por Ministria e Brendshme e Afganistanit i fajësoi talibanët, duke e konfirmuar numrin e viktimave.

Afganistani tash për tash është në pritje të rezultateve të rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u mbajtën muajin e kaluar. Këto zgjedhje u përcollën me disa sulme, përgjegjësinë për të cilat e morën talibanët, shkruan “Free Europe”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme