Dy qeveritë shqiptare takohen në shtator, Hoti nga Tirana shprehet i gatshëm për dialog me Serbinë

Tiranë | 03 Kor 2020 | 12:08 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me homologun e tij Edi Rama, deklaroi se u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

Hoti nga Tirana njoftoi se priten tri projekte të rëndësishme, siç është porti i Durrësit, hekurudhat dhe projekti për energji elektrike.

“Falënderoj për mirëpritjen vëllazërore. Besoj që tani kemi kaluar në terma praktik të bashkëpunimit ndërmjet nesh. Do të rregullojmë në mbledhjen e ardhshme projektet”.

“Porti i Durrësit është projekti i ardhshëm për mallrat që hyjnë nga Kosova. Do të zgjedhim këtë problem, po ashtu edhe për furnizim me energji elektrike për Kosovën, si dhe projekti për hekurudha. Në këtë vit mund të gjenden fonde për nisjen e projektit”.

I pari i Qeverisë deklaroi se është i gatshëm për rifillim të dialogut, më qëllimin e vetëm, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton EO.

“Jam i gatshëm të takohem me z.Grenell për të rifilluar dialogun me qëllim të njohjes reciproke ndërmjet dy vendeve”.

Hoti ka deklaruar tani për tani Qeveria është stabile dhe se Hashim Thaçi mban pozitën e presidentit.

Por, nëse tha ai se presidenti jep dorëheqje, koalicioni qeverisës do të gjejnë zgjidhjen për vendin.

“Asnjëherë nuk përgjigjem në pyetje hipotetike. Qeveria është stabile presidenti ka mandat. Nëse presidenti jep dorëheqje, Do të ulemi për te gjetur zgjidhje për vendin”, tha ai.

Të ngjashme