Dy shqiptarë në formacionin më të mirë në Zvicër

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 15:56 | Nga

Ezgjan Alioski dhe Albian Ajeti kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.
Gazeta më e madhe sportive në Zvicër, “Blick” ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 31-të të Super Ligës, ku bëjnë pjesë e dy sulmues shqiptarë, Ezgjan Alioski dhe Albian Ajeti.

Alioski shënoi për Luganon me penallti ndaj Baselit në barazimin 2:2, ndërsa Ajeti shënoi për St. Gallenin në fitoren 0”1 ndaj Lozanës.

Në formacionin më të mirë mungon sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i cili shënoi një gol me dorë dhe u ndëshkua me karton të kuq për festimin e tij pas golit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme