Dy të arrestuar në 24 orët e fundit për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar në Kosovë të shtunën për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Njëri ishte arrestuar në Gjilan në orët e hershme të së shtunës, ndërsa një tjetër në Klinë, pasi ishte hasur duke punuar në lokal duke mosrespektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nga njësiti policor është hasur duke punuar në lokal ku nuk kishte respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me virusin Covid-19. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, është njoftuar në raport.

Po ashtu, në raportin e policisë është njoftuar edhe se në mbrëmjen e të premtes është arrestuar një shtetas i huaj për mosrespektim të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa një femër kosovare, për të njëjtin rast është liruar me procedurë të rregullt.

Të ngjashme