Dy persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47 me një karikator dhe me 10 fishekë, një pistoletë TT me një karikator dhe një pjesë e pushkës automatike.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:00 në fshatin Temeqin në Malishevë.
Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.
“Fsh. Temeqin, Malishevë / 21.07.2026 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47 me një karikator dhe me 10 fishekë, një pistoletë TT me një karikator dhe një pjesë e pushkës automatike. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.