Dy të arrestuar në Pejë për dhunë ndaj grave

Prishtinë | 16 Tet 2024 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Në Pejë dje, janë regjistruar dy raste të ndërlidhura me dhunë në familje.

Në orën 08:30, një mashkull kosovar është arrestuar pasi ka kanosur bashkëshorten dhe vajzën e tij pas një mosmarrëveshjeje.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Derisa veç saj, në orën 17:30, një tjetër mashkull kosovar është arrestuar për shkaktim dhune ndaj bashkëshortes së tij.

Ajo gjithashtu ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar pas intervistimit, me rastin që vazhdon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme