Dy të arrestuar për vjedhje në Xërxë

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar në fshatin Xërxë të Rahovecit, për një vjedhje të ndodhur ditë më parë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre janë gjetur dhe sekuestruar: një AK-47, një pushkë gjuetie, një pistoletë, 31 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një shufër metalike, substancë e dyshuar narkotike, maska, dorëza, veturë e tipi Golf IV, targa të ndryshme të vjedhura të veturave, dy telefona, dy kasaforta dhe 225 euro.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Të ngjashme