Dy ish- komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të udhëtojnë nesër për në Gjykatën Speciale pasi janë ftuar nga kjo e fundit.
Avokati Arianit Koci ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se neser dy të ftuarit e Gjykatës Speciale do të udhëtojnë me linjë të rregullt.
“Po nesër udhëtojmë me linjë linjë të rregullt”, tha Koci për Insajderin.
Ish-komandantët e UÇK-së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të nisen për Hagë për t`u përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.